Kryeministri Kurti del i nervozuar nga takimi me Thaçin, paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Kryeministri Albin Kurti ka dalë i nervozuar nga takimi me presidentin Hashim Thaçi, duke thënë vetëm dy fjalë.

I pari i Qeverisë nuk është lëshuar në asnjë koment, por vetëm ka thënë se do të ketë konferencë të jashtëzakonshme pas gjysmë ore.

“Konferencë e jashtëzakonshme pas 30 minutash”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti nuk ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference.

Ndryshe, takimi në mes të Thaçit dhe Kurti ka zgjatur mbi 2 orë.