Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Vladimir Putin mori kurajë për të pushtuar Ukrainën, pasi pa tërheqjen e amerikanëve nga Afganistani.
“Tani jemi në një pozitë shumë të keqe. Mendoj se ambicia e Putinit është rritur shumë, mendoj se ai donte të negocionte fillimisht, por kur pa tërheqjen tonë nga Afganistani, atë tërheqje të turpshme që bëmë, me 85 miliardë pajisje që lamë pas dhe viktimat që u regjistruan, u bë i guximshëm”, tha Trump për “Fox and Friends Weekend”.
“Këto gjëra nuk do të ndodhnin nëse do të isha unë ende President. Unë e njihja mirë Putinin, e kam sanksionuar më shumë se kushdo tjetër. Askush nuk është treguar i fortë me Rusinë, por unë dhe Putin e respektonim njëri-tjetrin”, shtoi Trump.
Në lidhje me telefonatën Biden-Putin, Donald Trump u shpreh: “Nuk besoj se do të bindet Putin nga një telefonatë”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…