Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në përmbyllje të vitit 2021, kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” dhe Termocentralin “Kosova B”.
Kurti ka takuar punëtorët që po punojnë në termocentrale në natën e ndërrimit të moteve. Ai i ka falënderuar ata dhe menaxhmentin e këtyre termocentraleve për angazhimin e tyre, veçanërisht në javët e fundit, thuhet në një njoftim të zyrës së Kryeministrit.
Për punën e tyre të palodhshme, kryeministri Kurti ka shrehur mirënjohje.
“Ai ritheksoi mbështetjen e Qeverisë, për përballjen me krizën energjetike që ka prekur vendet e rajonit dhe Evropën”, thuhet në njoftim.