Kryeministri Kurti për vrasjen e 18 vjeçares: T’i edukojmë bijtë tanë se dhuna s’është e pranueshme, gratë të lajmërojnë rastet në polici

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar rreth vrasjes së 18 vjeçares që u vra te dielën në Ferizaj.

Kryeministri Kurti ka shkruar se duhet të ndalim dhunën ndaj grave dhe të edukojmë bijtë e vëllezërit tanë se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme e komunikimit.

Tutje ai u ka bërë thirrje të gjitha grave që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës.

“Ta ndalim dhunën ndaj grave, t’i edukojmë bijtë e vëllezërit tanë se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi, se dhuna është turp që sjellë tragjedi dhe se është e dënueshme me ligj. U bëj thirrje të gjitha nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave, që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës, si edhe mosveprimin institucional për rastet e lajmëruara. Mos heshtni!”, ka shkruar kryeministri Kurti.