POLITIKE

Kryeministri Rama: Ne jemi europianë dhe duhet të jemi në BE, Putin ka popullaritet në disa vende të rajonit

Shqipëria është me sytë nga Perëndimi dhe është e orientuar drejt Bashkimit Europian. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një panel diskutimi në forumin sigurisë GLOBSEC 2024 që mbahet në Pragë.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria promovon paqen dhe dialogun në rajon, teksa shtoi se në disa vende të Ballkanit, popullariteti i presidentit rus është më i lartë se ai i presidentit amerikan.

Ndërsa në Shqipëri, deklaroi Rama, popullariteti i Putinit shkon deri në 1%.

“Shqipëria është në anë të paqes, të dialogut dhe përparimit të përbashkët. Bindja jonë e fortë është që ne nuk duihet ta shohim të ardhmes me sytë e së shkuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta, shumë pengesa bëhen me pak problematike dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Ne kemi provomuar paqen e dialogun me të gjithë, ndërmorra nismën të vizitoja Serbinë 68 vjet pas vizitës së fundit atje. Ishte pikënisja e diçkaje tek e cila besoj shumë dhe Ballkanit Perëndimor sot është në pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nuk kemi qenë kurrë më mirë si Shqipëri e si shqiptarë. Nga ana tjetër, më duhet të them se nuk shoh ndonjë ndryshim të madh midis nesh dhe BE. Kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek të konsiderueshëm që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh dallim të madh. Kështu që do thoja ne kemi qenë përherë europianë, ne jemi europianë, kjo nuk është diçka që vendoset në Bruksel. Duke qenë perspektivën për të qenë anëtarë me të drejta të plota në BE, do thosha ne jemi vlerë e shtuar.

Nuk jemi eurokratë të mirë, ne jemi europianë por jemi shqiptarë. Pa rezervë duhet të bëhemi anëtarë të BE, pa asnjë rezervë jemi anëtarë të NATO dhe jemi kundër agresionit rus në Ukrainë. Ne jemi një vend ku në përgjithësi është shumë e qartë se ku përkasim. Ndërkohë nuk vlen kjo për gjithë rajonin. Popullariteti i Putin në Shqipëri është nga 1 në 1 përqind e pak. Ndërkohë ka vende të rajonit ku Putini është më popullor se Joe Biden apo Kamala Harris. Çështja është si ta bëjmë bashkë këtë rajon dhe ta integrojmë plotësisht në BE”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago