Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka kritikuar ashpër një adoleshent që refuzoi t’i jepte dorën presidentit të vendit, duke e quajtur atë “një adoleshent të papjekur që mbante flamurin ukrainas në rrobat e tij”.
Fico propozoi masa drastike, duke thënë se “dikush këtu ka nevojë për tre shpulla. Do të filloja me mediat anti-shtetërore”.
Duke ndarë perspektivën e tij personale, Fico deklaroi se “nëse ankohesha në shtëpi se mësuesi më kishte tërhequr për flokësh, nëna ime do të më jepte edhe dy shpulla të tjera. Mësuesit gjithmonë respektoheshin, dhe e vërteta ishte në anën e tyre”.
Kryeministri shtoi gjithashtu se, nëse do të kishte qenë në vendin e presidentit, ai do t’i kishte “hequr studentit çmimin dhe do ta dërgonte aty ku i takon, pikërisht përpara të gjitha mediave”.
Ai e quajti përgjigjen respektuese të presidentit ndaj adoleshentit “një gabim”.
Ndryshe, Fico është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i cili ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…