POLITIKE

Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në Moskë nga një udhëheqës i BE-së që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Zoti Fico mbërriti në Rusi për një “vizitë pune” dhe u takua me Presidentin Putin kokë më kokë të dielën në mbrëmje, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë ruse RIA.

Sipas zëdhënësit, bisedimet do të përqendroheshin tek “situata ndërkombëtare” dhe furnizimi me gaz natyror rus.

Vizitat dhe telefonatat nga udhëheqësit evropianë me presidentin rus kanë qenë të rralla që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, megjithëse kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vizitoi Rusinë në korrik. Vizita e zotit Orban u denoncua nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë.

Pikëpamjet e zotit Fico për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë në kontrast me ato të udhëheqësve të tjerë evropianë. Kryeministri sllovak u kthye në pushtet vitin e kaluar pasi partia e tij e majtë Smer (Drejtimi) fitoi zgjedhjet parlamentare në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane.

Që atëherë, ai ka ndërprerë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe është zotuar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Udhëheqësi sllovak ishte gjithashtu një nga politikanët e rrallë të lartë të BE-së që u shfaq në TV shtetëror rus pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

Në një intervistë me kanalin Rossiya-1 në tetor, ai pretendoi se Perëndimi e ka “zgjatur luftën” duke mbështetur Ukrainën, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë ishin joefektive.

Ai deklaroi se ishte i gatshëm të negocionte me Putinin. Ai gjithashtu u zotua të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Moskë majin e ardhshëm që do të shënojë 80 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Kremlini ka përdorur festimet vjetore të “Ditës së Fitores” për të nxjerrë në pah aftësitë e tij në fushën e betejës dhe Putini përshëndeti trupat ruse që luftojnë në Ukrainë si “heronj” në aktivitetin e këtij viti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

3 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago