Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç në një deklaratë për mediat serbe, ka mohuar lajmin për mungesën e saj në foton familjare në samitin e procesit të Berlinit në Tiranë.
Ajo e ka cilësuar lajmin jo thjesht dezinformim, por gënjeshtër të hapur.
“Nuk është thjesht dezinformim, është gënjeshtër e hapur. Jam në foto. Qeveria e Serbisë ka publikuar foton e Samitit, unë jam aty. Nuk ka treguar asnjë njeri kur do të dalim në foto. Jam në fotografi, kam pasur takime, kam dal pak me vonesë, por kam qenë aty”, tha Brnabiç.
Brnabiç nuk u bashkua me liderët në kohën kur do bëhej fotoja familjare, por iu bashkua atyre vetëm pak minuta më vonë për të shijuar vallet popullore që qeveria shqiptare kishte organizuar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…