Rreth 20 gardiane në burgun më të madh të Britanisë, HMP Berwyn, janë pushuar nga puna, pasi dyshohet se kryen marrëdhënie seksuale me të burgosurit gjatë gjashtë viteve të fundit.
Njëra nga 18 të dyshuarat, Jennifer Gavan, pranoi 150 dollarë për të kontrabanduar një telefon në qelinë e grabitësit Alex Coxon dhe dyshja u kapën më vonë duke shkëmbyer fotografi të tmerrshme përmes WhatsApp.
Gavan u deklarua fajtore për sjellje të pahijshme dhe u dënua me tetë muaj burgim.
Koleget e saj Emily Watson dhe Ayshea Gunn gjithashtu u mbyllën në qeli pasi kishin lidhje dashurie me të burgosurit, raporton Mirror.
Watson kishte një marrëdhënie seksuale me tregtarin e drogës John McGee, i cili ishte dënuar me tetë vjet burg. Dhe Gunn u lidh me grabitësin e armatosur Khuram Razaq, me të cilin shkëmbeu foto dhe video “seksi”.