POLITIKE

Kryepopi i Kishës Serbe në Mal të Zi del para gjykatës malazeze, shkeli rregullat e izolimit

Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit në Kishën Ortodokse Serbe, Amfilohije, i njohur për qëndrime kontroverse, është paraqitur para gjykatës themelore në Cetine të caktuara të mbledhjes në publik. Amfilohije që është i pari i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi nuk është për herë të parë në qendër të vëmendjes së publikut malazez për shkelje të rregullave dhe qëndrimeve kontroverse.

Ai ishte në seancë dëgjimore para gjykatës pasi kishte kryer një rit fetar në një varrim. Nga prokuroria malazeze më parë ishte njoftuar se po shqyrtojnë nëse janë shkelur rregullat e caktuara.

Sipas urdhrit të prokurorisë, policia malazeze ka intervistuar në cilësinë e qytetarëve edhe shtatë priftërinjve të tjerë të Kishës Ortodokse Serbe, që kishin qenë pjesëmarrës në të njëjtin varrim.

Policia malazeze në Cetine, siç njofton jo zyrtarisht televizioni publik malazez TV CG, këtë javë si dhe atë të ardhshmen do të intervistojnë pjesëmarrës të tjerë që ishin prezent në varrim, mes tyre edhe liderin e partisë opozitare por serbe Andrija Mandic.

Mitropoliti Amfilohije është i njohur për kundërshtimin e tij anti qeveritar dhe është udhëheqësi i protestave dhe rezistencës së krahut serb në Mal të Zi që pretendojnë se ligji i ri për komunitetet fetare në Mal të Zi është projektuar për të përzënë Kishën Ortodokse Serbe. Autoritet malazeze e mohojnë këtë pretendim.

Kisha Ortodokse Serbe dhe udhëheqësi iu saj Amfilohije në Mal të Zi janë të njohur për një retorikë të ashpër, për të mos thënë fashiste serbe, dhe ka kritikuar shpesh autoritetet malazeze autoritetet malazeze si ‘tradhtar’ për shkak të ndarjes nga ‘Nëna Rusi’ pas anëtarësimit në NATO.

Kisha Ortodokse Serbe konsiderohet në disa qarqe se ka mbështetur grusht shtetin e dështuar ndaj pushtetit malazez në vitin 2016.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

2 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

5 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

17 orë ago