KRYESORE

Kryeterroristi Radojiçiq organizoi ekskurzion për filloristët serbë nga Kosova, raportohet se u aksidentuan në Kralevë

Kryeterroristi serb, Milan Radojiçiq, të cilin Serbia nuk po e nxjerr dot para drejtësisë për sulmin e Banjskës, ka organizuar udhëtim dimëror për nxënësit serbë të shkollave fillore nga komunat e Kosovës.

Grupi përfshinte 300 nxënës, kryesisht nga komunat e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës, dhe të njëjtit ishin akomoduar në njërin prej hoteleve, në bjeshkët e Zlatiborit.

Në njërin prej njoftimeve të lëshuara nga disa prej shkollave të nxënësve që udhëtuan, thuhet se atje pjesëmarrësit realizuan shumë aktivitete.

“Gjatë qëndrimit, ata përjetuan aktivitete të ndryshme, përfshirë udhëtimin me gondolën më të gjatë në botë dhe vizitën në kompleksin kulturor ”Mecavnik”.

Ky udhëtim që do të merrte nxënës serbë nga Kosova dhe do të bartte për në Zlatibor, thuhet të jetë realizuar nga gjashtë deri më tetë dhjetor, dhe fillimisht shihej nga drejtuesit e shkollave si gjest bamirësie.

Megjithatë raportohet se këta nuk janë i vetmi grup të cilët udhëtuan, meqë siç raporton ekonomia online, një autobus me fëmijë serbë nga Kosova, është aksidentuar në Kralevë, gjatë kthimit pas ekskurzionit të organizuar po nga Milan Radojiçiq.

Zëvendësdrejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Studenicës, Milan Maksimoviq, ka konfirmuar se fëmijët e lënduar nga përplasja në afërsi të Kralevës janë mirë, se njëri tashmë është liruar për trajtim shtëpiak.

Anise siç shtoi ai tre mbeten në spital deri nesër për vëzhgim.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago