Kreu i KDI-së, Ismet Kryeziu ka folur për disa nga rastet e të drejtave dhe lirive që po komentohen, tash e disa ditë në rrjetet sociale.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kryeziu shkruan se burrat me mjekrra dhe gratë e mbuluara me shami, nuk i kanë sjell asgjë kombit.
Kryeziu thotë se këto janë kanë bërë jetën më të rëndë, teksa cek se lirinë nga vetëvetja ja kanë vështirësuar.
Postimi i plotë:
Në fushatën e nënshtrimit, nëpër rrjete sociale po flitet shumë për të drejtat, liritë dhe arritjet!
Fytyrat e burrave me mjekrra e çallme sikurse edhe të grave me shamia, po portretizohen si modele besimi, modele të të drejtave dhe lirive të njeriut, modele të shkencës, të emancipimit dhe zhvillimit kombëtar. Por, vërtetë mua nuk po më kujtohet ndonjë ose asnjë, që me shami e çallme t’i ketë dhënë diçka këtij kombi, përveç disa xhamive, zakoneve që kanë shtyp e shkelë deri në palcë gjysmën e shoqërisë, dhe disa mbishkrimeve arabe në gur varresh.
Vërtetë, nuk më kujtohet asgjë nga këto të mira as për kombin dhe as për të drejtat e mia qytetare, veç se ma kanë ba jetën më të rëndë e lirinë nga vetëvetja shumë më të vështirë. Më kanë ba hisedarë në vuajtjet, nënshtrimin e abuzimin që ua kemi ba të drejtave të nënave, motrave, grave e vajzave tona.
Nuk mund të angazhohesh për liri e të drejta, duke krijuar norma të nënshtrimit dhe abuzimit me të drejtat.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…