Koalicioni “Mundemi” udhëhequr nga LSDM në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM 44, BDI 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta 2 dhe PDSH 1, tregon simulimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor bazuar në rezultatet jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480.
Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk fituan asnjë vend parlamentar.
Koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota me 324.084 ose 36.12 përqind, përpara koalicionit të OBRM-PDUKM-së me 312.745 vota ose 34.85 përqind, BDI 101.432 ose 11.3 përqind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57, E Majta 37,057 ose 4.16 dhe PDSH 13.553 ose 1.52 përqind.
KSHZ njoftoi se sot, pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjitha materialeve të pranuara, do të shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve dhe shpërndarjen e vendeve parlamentare.