KRYESORE

Këta janë dy komandantët e pikave kufitare që dyshohen për korrupsion e keqpërdorim detyre

Rreth 48 zyrtarë policorë kufitarë dhe së paku dy doganierë po dyshohen për korrupsion e keqpërdorim të detyrë zyrtare. IPK ka nisur arrestimet që një orë dhe aksioni po zhvillohet në pikat kufitare Qafë Morinë dhe në Qafë të Prushit, si dhe në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në mesin e zyrtarëve policorë të identifikuar si të dyshuar për korrupsion janë edhe dy komandantët e pikave kufitare që ishin objekt hetimi.

Toger Ramiz Ahmeti, komandant i pikës kufitare Qafë Prushi dhe toger Xhavit Lokaj nga Gjakova, si komandant i pikës kufitare Qafë Morinë, regjioni perëndimor i kufirit Gjakovë, po dyshohen se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”.

Përveç zyrtarëve policorë, në pranga do të bien së paku edhe dy zyrtarë doganorë, të cilët për një periudhë kohore kanë shërbyer në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafa e Prushit.

Zyrtarët policorë dhe ata doganorë dyshohet se për muaj të tërë u kanë  mundësuar dhjetëra qytetareve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.

Hetimi i realizuar nga IPK-ja nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës është një nga goditjet më të rënda të korrupsionit brenda Policisë së Kosovës që nga themelimi i këtij institucioni.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

15 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago