Edhe pse edhe Kosova është e prekura nga Covid-19, aeroporti i Prishtinë ka njoftuar se nesër, më 27 mars 2020, janë planifikuar disa fluturime.
Aeroporti thotë se një aeroplan do të vijë nga Zurich, e dy të tjerë do të nisen nga Prishtina për në Zurich e Dusseldorf, shkruan Reporteri.net.
Nga ana tjetër, bëhet me dije se “Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës! Për fluturimet në arritje në Prishtinë, udhëtarët me shtetësi kosovare luten që të kontaktojnë zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodhen”.
Fluturimet:
Zurich-Prishtinë 1 fluturim (ora 09:00)
Në nisje me udhëtarë:
Prishtine-Zurich 1 fluturim (ora 10:00)
Prishtine-Dusseldorf 1 fluturim (ora 10:30)