KRYESORE

Trump: Putini po luan me zjarrin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur me tone të ashpra kritikat e fundit ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar këtë të fundit se “po luan me zjarrin” në lidhje me veprimet e fundit ushtarake në Ukrainë dhe qëndrimin e tij agresiv në arenën ndërkombëtare.

Në një mesazh të postuar së fundmi në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se roli i tij si lider amerikan ka qenë vendimtar për shmangien e një përshkallëzimi të rrezikshëm në rajon.

Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se po të mos isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë, dhe e kam fjalën për gjëra vërtet të këqija”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se prania e tij në skenën politike ndërkombëtare ka frenuar zhvillime potencialisht katastrofike.

Gjatë fundjavës, ish-presidenti Trump e përshkroi Putinin si një udhëheqës që ka “çmendur fare”, pas një vale të re sulmesh ajrore të ndërmarra nga forcat ruse në Ukrainë, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje të jetëve njerëzore.

Ai shtoi se është duke shqyrtuar mundësinë e vendosjes së një pakete të re sanksionesh të rënda ekonomike ndaj Moskës, si një mjet për të ndalur agresionin rus dhe për të forcuar presionin ndërkombëtar ndaj Kremlinit.

Në përgjigje të këtyre deklaratave, Kremlini ka reaguar ashpër, duke akuzuar Trumpin për një “mbingarkesë emocionale” dhe për një qasje të papërgjegjshme ndaj çështjeve të sigurisë globale.

Zëdhënësit e Putinit theksuan se të gjitha vendimet e marra nga udhëheqësi rus janë “të domosdoshme për sigurinë e Rusisë” dhe se kritikat nga SHBA janë të motivuara politikisht, me synimin për të ndikuar në opinionin ndërkombëtar dhe për të rritur presionin diplomatik ndaj Moskës.

Këto deklarata përforcojnë tensionet në rritje mes dy fuqive botërore dhe ngrenë shqetësime të reja për stabilitetin global, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë dhe marrëdhënieve të përkeqësuar midis Perëndimit dhe Rusisë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago