Lajmet se në Zvicër po kërkohen 85 mijë punëtorë të huaj me paga që prekin vlerën 6.500 euro u përhapën shumë ditët që lamë pas.
Zërave të tillë u ka reaguar vetë Ambasada e Zvicrës në Kosovës duke e demantuar këtë gjë.
Sipas reagimit të ambasadës zvicerane, ky informacion është i rremë dhe kuotat për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) mbeten të pandryshuara për vitin 2026.
“Kujdes nga lajmet e rreme! Kohët e fundit, mediat sociale dhe gazetat online kanë përhapur pretendime se Zvicra po hap tregun e saj të punës për 85,000 punëtorë të huaj. Këto raportime janë të rreme!”, është thënë në fillim të reagimit të ambasadës zvicerane.
Më pas theksohet se “siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të 19 nëntorit 2025, Këshilli Federal Zviceran ka vendosur të ruajë kuotat ekzistuese për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Shengen) për vitin 2026”.
“Një maksimum prej 8,500 punëtorësh dhe specialistësh të kualifikuar nga vendet e treta mund të rekrutohen në Zvicër vitin e ardhshëm. Kjo përfshin 4,500 leje qëndrimi (B) dhe 4,000 leje afatshkurtra (L)”, ka shtuar reagimi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…