POLITIKE

“Kujdes! Nuk do të jesh gjithmonë kryeministër”, Topi rrëfen paralajmërimin që i kishte bërë Berishës 16 vite më parë

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes nga Bruna Çifligu nga ku foli për situatën politike në vend. Ai u ndal te ndryshimet kushtetuese të 15 viteve më parë, duke theksuar se në atë kohë kishte parashikuar zhvillimet që tashmë kanë ndodhur dhe për këtë kishte folur dhe me Sali Berishën.

“Personi që e inicioi ndryshimin kushtetues të vitit 2008 ishte Sali Berisha. Unë kam qenë në krye të shtetit dhe i kam bërë thirrje publike. Kam dhënë argumentet e mia, madje kam qenë i bindur se situata do të vinte në këtë pikë ku është sot. I kam thënë: Ki kujdes sepse nuk do të jesh gjithmonë kryeministër. E kam thënë edhe publikisht. Kjo që po bëhet, i kam thënë në atë kohë, po synon ta kthejë Shqipërinë në formatin e një republike kryeministrore, por ai që do të vijë për aq sa unë e njoh, do ta kesh shumë të vështirë ta mposhtësh më. Që nga momenti që Rama ka ardhur në vitin 2013, unë jam dëshmitar okular, profesionist, i asaj që ka bërë Edi Rama. Ishte dhe është akoma i papërmbajtshëm”, tha ish-presidenti.

Më tej, Bamir Topi u shpreh se shprehet i habitur me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, është i pangopur politikisht.

“Ndjej një habi të madhe, kur njeriu ka kaq vite në pushtet, duhet të mendojë që ka edhe ditë të tjerë. Por ky, pasi i ka marrë të gjithë, duke qenë i pangopur, nuk e kam fjalën për pjesën ekonomike, por pangopësinë politike, vazhdon të marrë institucione dhe t’i rrëzojë të tjerë. Madje, edhe Avokati i Popullit që duhet t’i takojë opozitës, vijon të jetë i pazgjedhur”, u shpreh Topi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago