POLITIKE

Kumbara i Vuçiqit, Nikola Petroviq, i përfshirë në aferën më të madhe financiare “Pandora Papers”

Një rrjedhje masive dokumentesh zbuloi se dhjetëra udhëheqës të mëparshëm dhe të tanishëm botërorë, kanë përdorur kompani jashtë vendeve të tyre, për të fshehur pasurinë.

Një hetim gazetaresk i bazuar në këto dokumente, i titulluar “Letrat e Pandorës”, zbulon të fshehtat e mbretit të Jordanisë, presidentit të Malit të Zi, Ukrainës, Gabonit, Kenisë dhe Ekuadorit, kryeministrit të Republikës Çeke, Andrej Babis, ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, Presidentit kilian, Sebastian Piner e shumë liderëve e sih-liderëve të tjerë.

Nëmesin e tyre ka disa emra edhe nga Serbia, transmeton Reporteri.net.

Kur bëhet fjalë për Serbinë, shfaqet emri i Ministrit të Financave, Sinisha Mali, për të cilin KRIK shkruan se dokumentet e publikuara dëshmojnë se ai ishte padyshim pronar i 24 apartamenteve, por në dokumente përmendet edhe Nikolla Petroviq, kumbari i Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtor i EMS Serbia në periudhën nga shtatori 2012 deri në fund të vitit 2016.

Sipas këtyre dokumenteve, Petroviq u bë pronar i një kompanie nga Ishujt e Virgjër Britanikë, e cila u themelua në vitin 2016, përmes kompanisë konsulente zvicerane “Fidinam and Alcogal”. Thuhet se gjatë themelimit të kompanisë, Petroviq nuk e informoi kompaninë Alcogal se ai mund të konsiderohej një person i ekspozuar politikisht, edhe pse ai është aq i afërt me presidentin Vuçiq, dhe këtë e deklaroi avokati i tij duke thënë se ai nuk është person i eskpozuar politikisht. Sidoqoftë, pas formimit të kompanisë, Alcogal zbuloi pozicionin e tij politik dhe kërkoi një letër referimi bankare. Më tej në tekst thuhet se zyra ligjore e Zvicrës hodhi poshtë këtë kërkesë të kompanisë konsulente, duke i ofruar të shkruante vetë një letër referimi, të cilën Alcogal e pranoi.

Petroviq e mbajti kompaninë të fshehtë nga zyrtarët serbë dhe kurrë nuk e raportoi atë, siç kërkon ligji.

Ishujt e Virgjër Britanikë, një komb ishull në Detin e Karaibeve konsiderohet një parajsë e famshme tatimore e përdorur nga politikanët, manjatët dhe kriminelët për të fshehur pronën. Falë jo-transparencës në këtë vend, pronarët e kompanive mund t’i mbajnë identitetet e tyre të fshehta.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago