Albin Kurti dhe Isa Mustafa pas takimit rreth orësh që patën mbrëmë janë pajtuar që takimin e sotëm të zhvillojnë bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së.
Njoftimin për këtë takim e dha mbrëmë vetë partia e Albin Kurtit.
Por ishte ky i fundit dikur ironizonte me Hashim Thaçin për ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në proceset e ndryshme shtetërore.
“Hashim Thaçit i intereson se kjo ndërhyrje të jetë prej ndërkombëtareve, prej ambasadorëve, prej të huajve për kompromis. Ai nuk po thotë më se i ka numrat, por po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë parlamentare ta bëjnë qytetarët”, pati thënë Kurti më 2 nëntor 2014.
Albin Kurti dhe Isa Mustafa për rreth 3 muaj janë duke diskutuar për marrëveshjen e bashkëqeverisjes – marrëveshje kjo që ende nuk është arritur ndërmjet palëve.
Pritet të shihet gjatë orëve dhe ditëve të ardhshme nëse ndërhyrja e ndërkombëtarëve do të “ndikojë” në arritjen e marrëveshjes finale.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…