Krahu i djathtë i Fatmir Limajt, Endrit Shala, ishte shprehur shumë i bindur se koalicioni me të cilin ia mësynë zgjedhjeve të gjashtë tetorit, NISMA-AKR-PD do t’i nxirrte triumfues. Shala kishte deklaruar në Emisionin Pressing në T7, se veç ai do t’i mposhtte të gjitha partitë, madje duke pirë çaj.
Shala thoshte në T7 se ish-partnerët e koalicionit PAN, po bënin çmos që ta dëmtonin partinë e udhëhequr nga Fatmir Limaj nga frika që kishin nga ajo në zgjedhjet e gjashtë tetorit.
“Bashkë me do partnerë të cilët Nisma i ka ba kryeministra, të cilët çdo ditë të lume duke tentuar bashkë me partnerët, duke tentuar ta dëmtojnë Nismën atyre unë ua jap sot një përgjigje”, kishte thënë Shala.
I njëjti ishte zotuar se në zgjedhje të jashtëzakonshme, pa pasur mbështetjen e udhëheqësve të partisë, do të mundë t’i mposhtte kundërshtarët.
Shala kishte thënë se ish-partnerët e koalicionit do t’i mposhtte vetë, madje duke pirë qaj.
“Pa udhëheqjen e partisë, pa Fatmir Limajn pa Bilall Sherifin, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën, pa Jakup Krasniqin, veç unë si Endrit me strukturat e rinisë së Nismës në bastionet e Nismës i muj vetë, edhe ata t’u pi çaj, krejt qata”, kishte thënë Shala.
Tash pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, situata me partinë Nisma nuk ka dalë siç e kishte parashikuar Shala.
Ata kanë marrë vetëm 4,94% të votave deri më tani, gjë që i lë jashtë kalimit të pragut zgjedhor.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…