Deputeti i opozitës parlamentare Kostaq Papa ka mbajtur një fjalim “bombë” gjatë ditës së djeshme në Kuvend duke tërhequr jo pak vëmendjen e të pranishmëve në sallë.
Në një fjalim në kontekstin e krimeve të fundit ndaj grave, Papa rrekët të kërkojë falje në emër të meshkujve, por ngatërrohet dhe bëhet çorap duke dalë në fund në përfundimin se “ishte një kohë, kur ai i jepte vajzave pranë tij më shumë uiski dhe pije të mira se sa ujë”.
Pasi përfundon me nostalgjinë, Papa thotë më në fund se çfarë kishte ndërmend duke theksuar se çdokush duhet të jetë më i “sjellshëm me femrat”.