Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Rusisë në Ballkan dhe po bën thirrje për veprim nga BE-ja.
Në një intervistë për Die Presse, pytur se kur mund të jetë përshkallëzimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë, Kurti u shpreh se kjo varet nga Beogradi.
Spas Kurtit, Serbia po përpiqet të minojë shtetin e Kosovës pasi nuk e pranon pavarësinë.
“Është e vështirë të parashikohet sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi kanë ngritur së fundmi 16 barrikada në veri të vendit tonë. Shpresoj se nuk do të ndodhë më. Por Beogradi nuk pranon që ne jemi shtet i pavarur.
Po përpiqet të minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE dhe është duke shënuar progres ekonomik. Kjo çon në nervozizëm në Beograd”, theksoi ai.
Ushtria izraelite ka shënjestruar shefin e sigurisë së Iranit, Ali Larijani. Të paktën kështu raporton…
Porti më i madh dhe qendra kryesore e magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara…
Presidenti amerikan Donald Trump u përplas me një gazetare gjatë një takimi me gazetarët në…
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…