Pas përleshjeve të ashpra të dielën në mëngjes, Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët thanë se luftëtarët e e tyre kishin marrunr nën kontroll qytetin Ras al-Ain, i njohur për kurdët si Sari Kani, nga militantët e mbështetur nga Turqia, sipas te Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani.
Rezistenca e ashpër e vendosur nga SDF çoi në “tërheqjen e fraksioneve nga zona industriale, dhe luftimet janë përqendruar tani në zonën e kalimit Ras al-Ain [kufitar] si dhe në zonën e Tal Halabit”, raportojn vëzhguesit.
Ushtria turke dhe milicët e saj sirianë filluan Operacionin Burimi i Paqes kundër SDF të mërkurën. Ankaraja e konsideron forcën e udhëhequr nga Kurdët një organizatë ‘trroriste’ dhe dëshiron t’i largojë kurdët larg rajonit kufitar për të krijuar një të ashtuquajtur “zonë të sigurt”.
Administrata kurde akuzon Turqinë se po përpiqet të pastrojë etnikisht qytetet dhe fshatrat e tyre, të cilat janë gjithashtu të banuar me popullsi arabe dhe asiriane.