POLITIKE

Kurti: 10 shkurti demonstrata më e madhe e pas luftës në krye me Demaçin, protesta jonë s’ishte e kotë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, të cilët u vranë 13 vjet më parë gjatë protestës ku po kundërshtohej Pakoja e Ahtisaarit.

Kurti ka thënë se kjo protestë nuk ishte e kotë dhe se nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e Xheladinit dhe Balajt.

“Para 13 vjetëve ne protestuam paqësisht; mirëpo mu në këtë vend nuk u pritem njësoj. Protestuam kundër diskriminimit të shqiptarëve në Paketën e Ahtisaarit. Aty 37 herë përmendej fjala serb; ndërsa shqiptar vetën një herë. Atëherë kur thuhej komunitetet shqiptare – vetëm njëherë përmendej gjuha shqipe. Ajo paketë vendosi pengesa të mëdha që i kemi edhe sot e kësaj dite”, ka deklaruar ai, duke thënë se me 10 shkurt ishte protestuar me të drejtë.

“Prandaj me 10 shkurt, protestuam me shumë të drejtë. Ato vendime që u pranuan kollaj nga politikanët dritëshkurtër, sot i kushtojnë shumë Kosovës dhe ia kanë gjymtuar shtetit sovranitetin. Ne po përpiqemi t’i rregullojmë këto gabime, por korrigjimi merr shumë kohë. Kjo protestë ishte ndër demonstratat më të mëdha të pasluftës dhe në ballë të saj qëndronte Adem Demaçi. 232 plumba gome u gjuajtën mbi trupat tanë ku u vranë aktivistët Xheladini dhe Balaj. Ku do të ishin ata sot po të mos kishte ndodhur ajo padrejtësi?. Do të ishin aktivistë të ndershëm dhe jo përfitues. Ata ishin të gatshëm të jepnin gjithçka. Ne nuk do të ishim këtu po të mos ishin ata për ta ndriçuar rrugën”, shtoi kryeministri i Kosovës.

“Protesta jonë nuk ishte e kotë. Një muaj pas protestës, Ahtisaari ia bashkëngjiti pakos së tij një faqe ku shkruante pavarësi për Kosovën. Pesë muaj pas protestës, OKB e ndaloi përdorimin e plumbave të gomës. Drejtësia ende mungon. Ne kurrë nuk do t’i harrojmë dhe përherë do t’i kultivojmë idealet tona të përbashkëta”, ka deklaruar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago