Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë për sulmin që ndodhi më 29 nëntor në kanalin e Ibër Lepencit. Këto veprime sipas Kurtit ishin tendencë për të krijuar kolaps në sigurinë kombëtare dhe qëllim të destabilizimit të vendit.
Këto komente, kreu i ekzekutivit i bëri në lansimin e “Librit të Bardhë” të organizuar nga Këshilli Evropian i Investitorëve, teksa konsideron se “Beogradit po i pengon që Kosova po zhvillohet si një shtet i ri evropian”.
“Prezantimi i edicionit të pestë të ‘Librit të Bardhë’ është një konfirmim i përpjekjeve për të përmirësuar panoramën e Kosovës. Udhëtimi ynë me punë përvoja e jetës, publikimi i librit përveç që është një dokument i vlefshëm përmban edhe rekomandime që janë të rëndësishme edhe për Qeverinë dhe institucionet, këto rekomandime do të ndihmojnë në përmirësimin e legjislacionit dhe përmirësimin e sektorit privat”, ka thënë Kurti.
Shefi i Qeverisë ka deklaruar se sulmi më 29 nëntor kishte qëllim destabilizimin e vendit dhe frikësimin e qytetarëve.
“Vlerësoj shumë vendosmërinë e juaj që keni, përveç që jeni aktiv si organizatë në Këshillin Ndërkombëtar të Investimeve, vlerësoni investimet evropiane për Republikën e Kosovës, nuk mund t’i tejkalojmë edhe sulmin terrorist kriminal të premten e cila shpiu sulmet hibride në këtë mënyrë qëllim të destabilizimit të vendit tonë dhe frikësimin e qytetarëve. U përpoqën të na privojnë nga uji dhe energji elektrike duke krijuar kolaps në sigurinë tonë. Sulmet manuale ruse dhe kundër shtetit e qytetarëve të vendit. Aty në Beograd po i pengon që Kosova të zhvillohet por nuk ua arritën qëllimin, Kosova si një shtet i ri evropian po tregon që demokracia dhe zhvillimi mund të ecin paralelisht dhe bashkë me njëri-tjetrin. Kjo është arsyeja pse shteti ynë po sulmohet për të na ndaluar hovin e zhvillimit. Kosova ka arritur përparim të madh në sundimin e ligjit dhe kjo është në të mirë të investitorëve të huaj dhe vendor, qeveria nuk i pengon investimet”, ka thënë Kurti.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…