POLITIKE

Kurti demanton Vuçiqin: 10 ulëse janë për serbët në Kuvendin e Kosovës, kanë 10 komuna

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme ku po diskutohet për situatën në Kosovë. Aty, kryeministri i vendit demantoi presidentin e Serbisë Vuçiq, i cili paraprakisht deklaroi se në Kosovë “krijuar kushte të padurueshme për serbët”. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pohoi se në shtetin tonë zbatohet Kushtetuta në masat më të larta për mbrojtjen e pakicave.

“Është një ironi e thellë për këto pretendime të rrejshme të persekutimeve, nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit”, i tha Kurti Vuçiqit me të marrë fjalën.

“Ky këshill ka krijuar Tribunalin e Hagës për shkak të krimeve, Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid ne Srebrenicë dhe në Kosovë, studiuesit e ndryshëm kanë pohuar se se përdhunimet janë kryer si mjet lufte…Nga kjo vuajtje Kosova doli si simbol për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”, tha Kurti në Këshillin e Sigurimit, transmeton Express.

“Jemi angazhuar për të krijuar institucione efikase, ekonomia është rritur në tri vitet e fundit”, tha ai tutje.

“Kosova është storie suksese e ndërhyrjes së NATO-s me partnerët. Ky përparim është theksuar nga një numër organizatash…Rritja jonë ndahet me pakicat, e zbatojmë Kushtetutën me masat më të larta të mbrojtjes së pakicave. 20 ulësë në parlament, 10 janë për serbët, për respektimin e gjithë popullatës në Kosovë. Serbët kanë 10 nga 38 komuna”, tha tutje Kurti.

“Mbetemi të sigurt që gjuha serbe është gjuhë zyrtare çdo kund”.

Ai përmendi edhe faktin për ndarjen e shumë granteve për komunat me shumicë serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

16 orë ago