Kurti dënoi sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, ambasadorja izraelite e falënderon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka dënuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

E për këë ka shprehur falënderime Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar në shqip, Ziv.

Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se qëndron në solidaritet të palëkundur me të prekurit.