Kryeministri, Albin Kurti, në Kuvend ka bërë të ditur se edhe komuna e Malishevës është në karantinë.
Ky vendim i Qeverisë erdhi pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë se edhe dy person të tjerë janë të prekur nga koronavirus, njëra nga ta është një kosovare, banore e Malishevës, që kishte ardhur në Kosovë më 3 mars 2020.
“Si qeveri sonte duhet të marrim vendimin në mënyrë elektronike që Malisheva të jetë në gjendje të njejtë sikur Klina e Vitia”, ka thënë Kurti.