Foto ilustruese
Tradita për të kërkuar dorën e vajzës u kthye në sherr për një familje në Gjakovë. Dita kur dy familjet vendosën të lidhin miqësi u përcoll me konflikt dhe u nevojit ndërhyrja e Policisë. Personi që u fut në telashe përfundoi në pranga, si pasojë e veprimeve të tij të kundërligjshme, raporton Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, një person po dyshohet se ua dëmtoi veturat miqve të kushërinjve të tij, që shkuan në shtëpinë e këtyre të fundit.
Rasti që eskaloi ndodhi te Podrimajt në Gjakovë dhe motivi dyshohet se lidhet me fenë.
Bazuar në informacionet e para, në shenjë revolte pasi miqtë e kushëririt i takojnë fesë katolike, i dyshuari edhe i ka kërcënuar ata.
Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Kujtojmë se raste të tilla janë të rralla, pasi në vazhdimësi është vlerësuar se niveli i tolerancës ndërfetare në Kosovë është i lartë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…