Kurti flet për heqjen e rrethojave: Oborri i Qeverisë dhe sheshi i qytetarëve të mos kenë pengesa ndërmjet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka komentuar heqjen e  rrethojave në oborrin e ndërtesës së Qeverisë duke thënë se  ishte ministri në detyrë Xhelal Sfeçla që ka kërkuar një gjë të tillë në njëri nga departament e MPB-së.

Tutje Kurti këtë e ka vlerësuar si veprim të duhur, duke thënë se kjo gjë është dashur të ndodh shumë më parë dhe se barriera në mes të sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë.

“Ne kemi pasur t’i heqim dhe më herët dhe ai me këtë rast e ka pasur parasysh edhe shqetësimin që mund t’i ketë ardhur nga Qeveria,  dhe unë jam plotësisht dakord që oborri i qeverisë dhe sheshi i qytetarëve të mos kenë pengesa ndërmjet”, theksoi Kurti.

Ndryshe IndeksOnline pak më parë raportoi se ishte pikërisht ministri Sfelça ai që kërkoi heqjen e këtyre rrethojave.