POLITIKE

Kurti i ‘sulmon’ sërish gazetarët dhe analistët: Kurrë ma shumë rrenca në portale e televizione s’ka pasë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ‘sulmuar’ sërish gazetarët dhe analistët, duke i quajtuar ata si “rrenca”.

Këto komente ndaj gazetarëve e mediave, Kurti i ka bërë dje gjatë një tubimi me disa qytetarë të Istogut.

“Kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Një pjesë nga deklarata e Kurtit:

“Sa i përket çka dëgjoni, e di që nuk e keni kollaj.

Kurrë ma vështirë me i ngu lajmet në Kosovë nuk ka qenë.

A e dini pse? Jo për shkak se ka lajme të rrejshme, por për shkak se nuk janë lajme hiç.

Plot prej tyre janë opinione, të ambalazhuara si lajme.

Ktyneherë kur kemi ngu lajme, kanë qenë të vërteta, faktike për ngjarje të caktuara.

Ndërkaq opinionet ke mujtë me u pajtu, ke mujtë mos me u pajtu me to. Po tash janë përzi këto dy gjëra, kjo po shkakton shumë konfuzion te populli jonë.

Ju e dini shumë mirë, me bo me ni tri herë të njëjtën rrenë, ti thu: nashta nuk o bash qashtu, po diçka ka. Epo s’ka kurrgjë.

Pra, këta e kanë gjetë formulën me përsëritë rrenën që me shkaktu dyshimin.

Këtyne ju mjafton që ju me dyshu, në Qeverinë e Kosovës ose në Lëvizjen Vetëvendosje.

Pra, dyshimi shkaktohet nëpërmjet përsëritjes së rrenës.

Epo të ju them të drejtën, nëse dikush rren niherë, unë gati jam për me e falë, vec nëse ma përsëritë rrënën është rrenc. Përsëritja e rrenës të bën rrenc.

Me rrejtë ni herë jo domosdoshmërisht je rrenc, se mundesh me qenë i keqinformumë, por me përsëritë rrenën, bohesh rrenc.

Kështu që kurrë ma shumë rrenca se tash nëpër portale e nëpër studio televizive s’ka pasë”.

Deklaratën e Kurtit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm, me fillim nga minuta 18:05:

VIDEO


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago