Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë Forumit për Sigurinë që po mbahet në Bratisllavë, deklaroi nga ajo çfarë tha prej takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Kurti deklaroi se i ka thënë Borrellit që do ta mirëkuptonte protestën paqësore por jo, siç tha ai, grupe kriminale që bërtasin “ubi, ubi” apo në shqip “vraj, vraj”, shkruan Gazeta Insajderi.
“Natyrisht, mandati i [kryetarët e komunave veriore] tyre është dy vjeçar. Unë po diskutoja tani me Borrelin duke thënë se thelbësisht, nëse ata do të kishin protestë paqësore, do të kisha mirëkuptimin tim. Por jo mirëkuptim për grupe kriminale që thërrasin “ubi ubi” që në serbisht do të thotë “vrit, vrit””, ka deklaruar kryeministri Kurti.
“Përderisa ka kjo turmë e dhunshme jashtë që kërcënon se do të sulmojë, bën grafite me shkronjën “Z” që tregon admirim për agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe gjithashtu disa prej tyre janë policë të Serbisë, ne duhet të kemi Policinë e Kosovës atje. Ata janë të orientuar nga perëndimi. Ata i njohin shumë mirë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga Policia e Kosovës”, deklaroi më tej ai.
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…