POLITIKE

Kurti: Javën tjetër do të nënshkruaj udhëzim për licencim të profesionistëve të huaj shëndetësorë

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se javën që vjen do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj.

Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për media të dielën duke njoftuar për vendimet e marra në mbledhjen e dytë të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, shef i së cilit është vet ai.

Në këtë mbledhje Kurti theksoi urgjencën e reformave të thella si dhe veprimeve të menjëhershme në përmirësimin e shërbimeve. Sipas tij, synimi kryesor përpos dhënies së shërbimeve është mbërritja e standardit më të lartë të mundshëm në kujdesin shëndetësor për qytetarët e vendit.

“Për të plotësuar nevojat e pacientëve në institucione publike shëndetësore, Kryeministri Kurti, javën që vjen, do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj. Me këtë Udhëzim, do të lehtësohen procedurat e licencimit të profesionistëve të mërgatës, si dhe të atyre të trojeve shqiptare. Në afatshkurtër komplementariteti me profesionistë nga mërgata e rajoni do të plotësojë ofrimin e shërbimeve që mungojnë ose rrezikojnë të mos ofrohen. Teksa njëkohësisht institucionet punojnë me ritëm të shtuar për trajnimin dhe aftësimin e profesionistëve vendas për të ofruar këto shërbime në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Një tjetër pikë për të cilën anëtarët e këtij komisioni janë dakorduar, është se çdo orë kur mungon një profesionist shëndetësor gjatë orarit të tij të punës është jo vetëm një orë e vjedhur nga shteti, por edhe kërcënim ndaj jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Andaj, sipas njoftimit të Kryeministrisë, për të siguruar respektimin e orarit të punës nga ana e punonjësve të institucioneve publike, sidomos atyre që janë të punësuar edhe në sektorin privat, Komisioni do të marrë masa për mbikëqyrje të shtuar ndaj të gjithë drejtuesve të njësive në sektorin publik që janë përgjegjës për kontrollin e mbarëvajtjes në punë të vartësve të tyre.

Komisioni gjithashtu ka kërkuar në mënyrë urgjente rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit përmes Inspektoratit Shëndetësor dhe Inspektoratit Farmaceutik, në të gjithë sektorin shëndetësor, publik dhe privat, për të parandaluar e ndëshkuar shkeljet e detyrimeve ligjore që rezultojnë në dëmtim të pacientëve në shëndetin, integritetin apo dhe financat e tyre.

“Brenda dy muajve do të miratohen aktet statutare dhe do të hapet rruga për konkursin i cili do ta bëjë QKUK-në me drejtor. Duke marrë parasysh rëndësinë e reformave rrënjësore në sistemin shëndetësor, Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi do të vijojë aktivitetin dhe takimet sa më shpesh që të ketë nevojë për t’i shtyrë përpara këto reforma”, thuhet tutje në njoftim.

Komisioni është formuar më 14 shtator, datë në të cilën edhe ka mbajtur mbledhjen e parë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

13 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

17 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

19 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

20 orë ago