BOTA

Kryepopi rus bën deklaratën e habitshme: Kush vdes në luftë i lahen mëkatet

“Kush vdes në luftë, i lahen mëkatet”, kjo ka qenë deklarata shokuese e patriarkut rus Kirill, i cili kërkon t’i vijë në ndihme Putinit për mobilizimin e ushtrisë.

Sipas tij të gjithë ata që vdesin në luftë janë duke sakrifikuar jetën për të tjerët, prandaj atyre ju lahet çdo mëkat.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ata që vdesin duke përmbushur detyrën e tyre ushtarake, sakrifikojnë veten për të tjerët. Kjo sakrificë pastron të gjitha mëkatet e bëra” – tha patriarku në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ditët e fundit Kirill u kishte bërë thirrje besimtarëve që të angazhoheshin në luftë. “Shkoni me guxim për të kryer detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse vdisni për atdheun tuaj, do të jeni me Perëndinë në mbretërinë e tij”.

Ndërsa Presidenti rus Vladimir Putin i bëri thirrje komunitetit hebre rus që të japë një “kontribut të fortë” për identitetin multietnik të vendit. Deklaratën e bëri në një mesazh me rastin e Vitit të Ri hebre.

“Është shumë e rëndësishme që duke u qëndruar besnikë traditave shpirtërore, hebrenjtë e Rusisë të japin një kontribut të fuqishëm në diversitetin kulturor në vendin tonë.

Kjo për të forcuar harmoninë ndëretnike dhe parimet e respektit të ndërsjellë dhe tolerancës fetare”, – tha ai. Megjithatë dhjetëra mijëra hebrenj janë larguar nga Rusia që nga fillimi i luftës. Të tjerë pritet të ikin pas shpalljes së mobilizimit.

Në krahun tjetër zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk i tha BBC se Moska po mban peng civilë. “Civilët nuk janë liruar gjatë disa shkëmbimeve të të burgosurve. Civilët duhet të kthehen, jo të shkëmbehen.

Mes tyre ka shumë gra. Gratë duhet të lirohen, sepse rusët po sillen në mënyrë të tmerrshme. Ata abuzojnë, rrahin gratë tona, torturojnë gratë tona. Bota nuk duhet të shikojë në heshtje sesi gratë tona vriten në burgje” – tha ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

9 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

24 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago