Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Nga dhjetëra sektorë të ndryshëm, 16 kompani nga Kosova dhe nga Austria kanë promovuar bizneset e tyre në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë të enjten, ndërsa janë pritur me ftesën e kryeministrit Albin Kurti se “Kosova është vendi më i mirë për të bërë biznes”.
Në deklaratën e tij, Kurti ka thënë se janë krijuar 25 mijë vende të punës dhe ka rritje prej 10.35 për qind të ekonomisë.
Ai ka folur edhe për mundësinë që i kanë kompanitë për të investuar në Kosovë. Ka përmendur ndërtimin e hekurudhës Prizren-Durrës, me ç’rast ftoi kompanitë austriake të aplikojnë.
“Kosova është falënderuese për mbështetjen nga Qeveria austriake dhe mbetet ndër partnerët tonë tregtarë, në tema të ndryshme dhe në çështje të bashkëpunimit tregtare. Shumë kompani të suksesshme do të takohen me biznese në Kosovë dhe do të shkëmbejnë çështje të fokusit të përbashkët. Meqë po flasim për shtëpi të dytë kur takohemi me palë austriake dua të përmend lidhjet historike të projektit hekurudhor Carl Gega. Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Carl Gegës. Ftoj qeverinë austriake të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se duan të ndërtojnë hekurudhën Prizren-Durrës dhe pse jo ta emërtojnë hekurudhën Carl Gega.
“Investimi në Kosovë do të jetë sukses për ju. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja pune. 10.53 është rritja ekonomike. Vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë. Vlera e mallrave 62 për qind. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë, po thyejmë rekorde një pas një”, ka thënë Kurti.
Ky Forum u tha se ka për qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve biznesore ndërmjet ndërmarrjeve nga Austria dhe Kosova, duke krijuar kështu një situatë të favorshme për ekonomitë e të dy vendeve./EkonomiaOnline
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…