Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur edhe njëherë kërkesën e tij që të ketë zgjedhje. Kurti tha se ky vit do të jetë tejet i rëndësishëm për dekadën e tretë të shekullit, dhe këtu përmendi zgjedhjet që sipas tij do të bëhen në shumë vende në Ballkan dhe poashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një intervistë për Syri Tv, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë se Vetëvendosje ka dyfishuar mbështetjen. Në bisedë me Adi Krastën, Kurti tha se kanë mbi 52 %.
Kur u pyet se a përfundon kryeministria e tij me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ai tha që jo, si dhe foli për një mbështetje në dyfishim dhe hendekun mes vullnetit të popullit dhe përfaqësimit në institucione.
“Sigurisht se jo për shkak se ne jemi subjekti që doli fitues, Qeveria që ka humbur gjysmën e mbështetjes parlamentare, por Qeveria që udhëhiqet nga ai subjekt fitues qe e ka dyfishuar përkrahjen dhe sipas një sondazhi të realizuar mes 13 dhe 20 Mars ne jemi në kuotën mbi 52 %, e në anën tjetër Qeveria, ndonëse në detyrë, është qeveria me e mbështetur nga populli i Kosovës që nga çlirimi i viti 19999, pra ka një paradoks ku është shpërfaqur hendeku mes vullnetit të popullit dhe përfaqësimit në institucione”, ka deklaruar Kurti.