KM Albin Kurti/ Foto: Valdrin Xhemaj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Krushë të Madhe në mëngjesin e së dielës.
Ai ka folur për veprën e profesorit Ukshin Hoti.
“Bacës Ukë, profesorisht Ukshin Hoti, i kemi borxh aq shumë, pasi të gjitha veprat e tij janë vepra për jetën e përpjekjen tonë politike që të jetojmë me dinjitet në trojet tona në shtetin që na shërben të gjithëve të Republikë. Përkulemi me shumë mall, dhembje e pikëllim, por në të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patmë këta burra e gra në krye me Ukshin Hotin, e arritëm çlirimin e vendit e njëkohësisht e kemi udhërrëfimin e tyre se si të ecim përpara pa u ndalur, pikërisht për shkak të veprës së tyre, jetës së tyre, rënies së tyre me flijim e sakrificë”, tha Kurti.
Ai ka thënë se është përgjegjësi e institucioneve dhe e qytetarëve që brezi aktual i fëmijëve, por edhe gjeneratat e ardhshme të mos kalojnë nëpër vuajtjet që u kalua.
“Sot si institucione të shtetit me përgjegjësi dhe si qytetarë të Republikës me vetëdije, bëhemi bashkë që brezi aktual dhe brezat e ardhshëm të mos kalojnë nëpër vuajtjet e humbjet që kaluam ne, por në të njëjtën kohë të kenë të ardhme të ndritshme në një Kosovë, rajon e Evropë që është e lirë, e bashkuar dhe e mbrojtur nga çfarëdo agresioni. Lavdi Ukshin Hotit e të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë Kurti.
Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…