Kryeministri Albin Kurti ka kushtëzuar kthimin në dialog me dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq. Në një intervistë për “Bloomberg”, kryeministri i Kosovës ndër të tjera ka thënë se kritikat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për trajtimin që po i bën komunitetit serb janë të tepërta.
Vendimet e Qeverisë së Kosovës për të mbyllur institucionet e mbështetura nga Serbia në veri dhe për të ndaluar përdorimin e dinarit kanë nxitur paralajmërime nga BE-ja dhe SHBA-ja se veprimet mund të përbëjnë kërcënim për paqen e brishtë në Ballkan.
“Ata janë shumë të shqetësuar”, ka thënë Kurti për “Bloomberg” në një intervistë në Varshavë të mërkurën, e publikuar sot. “Sa herë që ndërmarrim veprime, ka zëra alarmues për përshkallëzim të mundshëm, por ja ku jemi — Kosova është më e mirë se kurrë më parë”.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…