Në pamje të publikuara sot nga mediat ndërkombëtare shiheshin përpjekjet e guximshme por të padobishme të rojeve të armatosura të një çisterne që qëllonin ndaj një barke të mbushur me eksplozivë, para se ajo të përplasej me shpërthim në anë të anijes ne Detin e Kuq.
Anija u përfshi nga flakët teksa shpërthimi ngriti një shtëllungë të madhe tymi.
Rojet e armatosura shihet që më kot qëllojnë ndaj barkës që vinte me shpejtësi drejt trupit të anijes, pa mundur ta ndalonin.
Disa sekonda më vonë shpërthimi çan pjesën e përparme të transportueses. Nuk raportohet per te plagosur.
Një zëdhënës Houthi mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se barka kishte eksplozivë dhe se një dron ishte përdorur në goditje, shkruan rrjeti Daily Mail.
Një tjetër transportuese me flamur të Liberisë u sulmua kësaj jave teksa lundronte drejt Kanalit të Suezit, njoftonin analistët britanikë të konfliktit Ambrey.
Sulmet e rebelëve jemenitë Houthi, të mbështetur nga Irani, janë shtuar ditët e fundit që prej fushatës ushtarake izraelite në Liban, dhe më herët në Gaza e në Bregun Perëndimor,
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…