KRYESORE

Kurti me fjalë të mira për Marrëveshjen e Uashingtonit pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gjetur fjalë të mira për Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti më 4 shtator 2020. Në një intervistë për gazetën spanjolle “Elmundo”, Kurti ka thënë se ajo marrëveshje e arritur gjatë administratës Trump I ishte për të promovuar stabilitetin, shkruan Gazeta Express.

Kështu ka thënë Kurti kur është përgjigjur për atë se si e percepton Kosova ardhjen e Trump në Shtëpi të bardhë dhe për atë se si kjo mund të ndikojë në përkrahjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.

Lideri i VV-së thotë se s’beson që do të ketë ndonjë ndryshim qëndrimi të SHBA-së ndaj Kosovës.

“Kosova mban një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara, e bazuar në përkushtimin e tyre të vazhdueshëm ndaj sovranitetit tonë dhe integrimit në BE dhe NATO. Gjatë mandatit të Trump, u prioritizuan marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të promovuar stabilitetin, ndërsa administrata Biden ka forcuar institucionet demokratike në Ballkan. Megjithëse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”,ka thënë Kurti.

Kurti pas rikthimit në pushtet, s’ka bërë asnjë hap për implementimin e Marrëveshjes së Washingtonit. Madje në korrik të vitit 2021, kishte thënë se efekti i parë i asaj marrëveshje ishte që iu hap dera e Shtëpisë së Bardhë presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic.

“Efekti i menjëhershëm nuk kishte qenë ajo që ndodhi pas nënshkrimit, ajo që i parapriu nënshkrimit, e kjo është hapja e portës së Shtëpisë së Bardhë për presidentin e Serbisë”, kishte deklaruar Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago