POLITIKE

Kurti në Gjermani: Kemi pasur ministri për diasporë, por jo diasporë në ministri

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili po pret të marrë postin e kryeministrit të Kosovës, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai, për mërgatën do të angazhohet bashkë me diasporën. Sipas tij, Kosova ka pasur Ministri të Diasporës, por nuk ka pasur diasporë në ministri.

Në kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, Albin Kurti ka thënë se me qeverinë e re do të krijojnë qendra kulture për të cilat shteti kujdeset që kultura e historia e brezave të mësohet nga fëmijët kudo.

“Deri tani vërtetë kemi pasur Ministri të Diasporës, por nuk mund të thuhet fort që kemi pasur diasporë në ministri. Pra në vend që në këtë ministri, ministri dhe pjesa më e madhe pjesa ë stafit të ishin nga diaspora, dhe kjo të kthehej në shembull të kthimi të trurit, është për keqardhje që aty jo rrallë u vendosën njerëzit që nuk mund të lavdërohen për trurin e tyre dhe që mundësuan ikjen e tyre. Prandaj, angazhimi ynë institucional për diasporën do të bëhet me diasporën”, tha Kurti.

Ai tha se rolin e diasporës shqiptare e shohin si vlerë kulturore ekonomike.

“Ju jeni pasuria jonë që çdo popull do ta kishte lakmi, por sikur çdo pasuri tjetër edhe kjo e juaja është e tillë vetëm nëse ne dimë ta përdorim për të mirën e përbashkët, parat që i dërgoni e të cilat shpesh herë që janë jetike për bashkëqytetarët tanë në Kosovë, shkojnë për konsum e mallra dhe shërbime të cilat përgjithësisht ne nuk i prodhojmë. Shkathtësitë dhe njohuritë që i posedoni di të ua mundësojmë që të kthehen në biznese të reja në investime strategjike e në udhëheqje ndërmarrjesh që do të hapin vende të reja të punës, por do të ju lidhin edhe juve më shumë me atdheun tonë. Me pak fjalë dashurinë e pakmpromis që e keni për atdheun, nga i cili nuk kërkoni asgjë por vetëm i dhuroni gjithçka, ka ardhur dita ta kthejmë në partneritet strategjik për të mirën e vendit tonë”, shtoi Kurti.

Para qindra përfaqësuesve të bizneseve shqiptare e gjermane, Kurti premtoi se do të mundësojnë votën e lirë, ku siç tha ai e drejta e votës për mërgimtarët do të garantohet, dhe do të votohet në ambasada e konsullata, aty ku janë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago