Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ku ka folur edhe për vendimin e qeverisë për targat.
Kurti tha se Serbia merr donacione nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.
Ai tha se kanë zbatuar një dakordim të vjetër sa i përket targave por që Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar mjete luftarake të prodhimit rus.
“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësishyt Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës tha se Serbia përfiton donacione dhe fonde nga BE-ja por vazhdon të militarizohet nga Rusia e Kina.
“Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, dhe përkundër që i merr këto donacione pa zbatuar vlera do të duhej të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, tha Kurti.
Ai gjithashtu tha se sulmet në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vuçiqit.
“Unë kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Zveçan pasi këto sulme erdhën pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë dhe pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën”, tha ai.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…