POLITIKE

Kurti në mbledhjen e parë të qeverisë: Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip

Është zhvilluar mbledhja e parë e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti udhëhoqi mbledhjen e qeverisë së tij e cila ka 15 ministri, 10 të udhëhequra nga meshkujt, pesë nga femrat dhe dy zv/kryeministra.

Kurti pranoi sot detyrën zyrtare nga zv/kryeministri Behgjet Pacolli.

Në mbledhjen e parë ceremoniale, Kurti tha se do të ishte mirë që të gjithë të mësojnë përmendësh programin qeverisës që del nga marrëveshja e përbashkët.

“Të gjithë do të zgjohemi në mëngjes e do të flemë në mbrëmje me këtë program.Të bëhemi të thjeshtë e të drejtë ashtu siç janë qytetarët tanë, aq të njëjtë.Minsitri i Bujqësisë të kalojë më shumë kohë me fermerët, sesa në zyre, e  ministri i Shëndetësisë do të kalojë më shumë kohë me pacientët. Pra, jo të rrinë ulur në kolltukë, por të zbresin poshtë tek qytetari, sepse atje është e vërteta jonë.Mandati është mirë të kuptohet si privilegj për të shërbyer, e jo për të urdhëruar. I jepni kuptim pozitës së ministrit, cfarë s’ka pasur asnjëherë në Kosovën e pasluftës. Duhet punuar si ekip, sukseset dhe dështimet janë kolektive e jo personale, aq më pak partiake. Partitë i kemi në Parlament, këtu punojmë si ekip”, tha Kurti, raporton Indeksonline.

Ai gjithashtu theksoi se në këtë qeveri nuk do të ketë LVV, LDK, e LS, por do të jetë Qeveria e Kosovës që punon bashkë për të mirën e përbashkët.

“Në këtë drejtim dera ime është e hapur për çdo ditë, në çdo orë e çdo minutë.Asgjë nuk është me rëndësishme se sa realizimi i programit qeverisës dhe zbatimi i tij, qëllimet i kemi të mira e dëshirat për suksese të mëdha.Energjia e akumuluar në opozitë është koha të kthehet tani. Mbështetjen e gjeni tek unë, tek njëri-tjetri e njëra-tjetra.Tashmë e kuptoni se ky shans është unik që të tregoni aftësitë e juaja përkushtimin e ndershmërinë tuaj.Takimet tona do të jenë të shpeshta që te koordinojmë punë e bashkëpunimin mes vete, pasi ministritë janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, ashtu si edhe puna e juaj. Qeveria jonë është pasqyrë ku qytetarët e shohin vetveten”, shtoi Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago