KRYESORE

Kurti: Nëse s’ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë, s’ka dialog

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse Serbia nuk dënohet apo nuk i vihen sanksione për sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator, “definitivisht nuk do të ketë dialog”.

“Nëse nuk ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, ka thënë Kurti në një intervistë për “Financial Times”. “Do të përfundojmë në menaxhim të dështuar të krizave dhe do të harrojmë fare për normalizim”.

Siç shkruan ky medium, liderët e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen të enjten në Bruksel, për herën e parë qëkur paramilitarë serbë sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

“Financial Times” ka thënë se, sipas Kurtit, Perëndimi duhet t’i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugë të duhur, nëse “nuk shtrëngon” Serbinë.

Në këtë intervistë, Kurti ka akuzuar sulmuesit e Banjskës se kanë tentuar të nisin një luftë të re për të aneksuar veriun e Kosovës. Ai ka përsëritur se pas sulmit të 24 shtatorit “gjithçka ka ndryshuar”.

Kurti i ka kërkuar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, që të mos e konsiderojë Serbinë si një “ari që duhet t’i hidhen qengja për ta kënaqur”. “Kjo duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë”.

Kurti ka deklaruar se e mirëpret vendimin e NATO-s që të shtojë trupat në Kosovë. Megjithatë, ka thënë se misioni i KFOR-it duhet të mbetet vetëm për siguri dhe mbrojtje.

“Ata janë të nevojshëm për sigurinë dhe mbrojtjen. Dhe duhet të mbetet kështu. Nuk duhet ta bëjmë KFOR-in reagues të parë”, ka thënë Kurti.

Kurti është në mesin e 40 qeveritarëve që do të takohen në Bruksel për programin e madh infrastrukturor të BE-së “Global Gateway”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

9 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

13 orë ago