Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot pas një vizite në KEK, tha se një ekspert gjerman do të vijë në Kosovë, që të hulumtojë defektin e bllokut të Kosova B dhe të bëjë sanimin e tij.
“E kemi lajmin e mirë se njëri bllok i Kosova B është kthyer në punë por tjetri bllok akoma jo dhe duhet një hulumtim për shkakun e defektit që të riparohet. Kemi nevojë për një ekspert që do të vijë nga Alstomi gjerman që do ta bëjë këtë hulumtim dhe ta sanojmë edhe defektin në bllokun tjetër të Kosova B dhe të operojmë me kapacitetin e plotë”, tha Kurti.
Kurti falënderoi punëtorët e KEK-ut për punën që e bëjnë për furnizim me energji elektrike dhe tha se për këtë krizë nuk duhet fajësuar askush por të punohet që të kalohet.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…