Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 27 prillin e vitit 1999 dhe masakrën e Mejës së Gjakovës ku u vranë e u zhdukën 376 persona.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se përvjetori i Masakrës së Mejës dhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, tregojnë se ka edhe shumë plagë të hapura.
“Aktualisht, janë edhe 1641 persona të zhdukur. Janë familjet e 1641 personave që vazhdojnë të jetojnë në ankthin e pritjes, 1641 familje vuajtja e të cilave është stërzgjatë për më shumë se dy dekada. Fëmijë, tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje. Pleq që nuk kanë njohuri për fatin dhe vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre. Thuhet se koha shëron plagë, por kjo thënie dështon te familjet e të zhdukurve. Koha vetëm sa vjen e thellon plagët, venit shpresën dhe rëndon dhimbjen për këta familjarë”, ka shkruar ai.
Ai thotë se nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara.
“Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi. Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi. Sepse… të gjithëve na mungojnë”, ka shkruar ai.
Ndërkohë që në ndërtesën e Qeverisë, sonte është paraqitur shifra e personave të zhdukur me mesazhin “Të gjithëve na mungojnë”.
Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…