Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rusi, ku një doktoreshë ka rënë nga dritarja e katit të 5-të gjatë një konference drejtuar shefave që ankohen për mungesën e veshjeve mbrojtëse të mjekëve.
Dr Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeç, nënë e dy fëmijëve, po fliste në telefon me Ministrin rajonal të Shëndetësisë në Krasnoyarsk, Boris Nemik kur papritmas ra.
Tani ajo po lufton për jetën e saj në kujdesin intensiv, por mjekët po refuzojnë të flasin për gjendjen e saj, sipas TVK Krasnoyarsk.
Nënkryetari i qeverisë së rajonit Krasnoyarsk Aleksey Podkorytov pretendoi se arsyeja e rënies së saj të shtunën mund të ketë pasur shpjegime të tjera nga sa raportohet nga media lokale.
“Për shumë arsye mund të jetë rrëzuar. Mund të jetë stresi i përgjithshëm ose diçka në familjen e saj. Është ë vështirë të thuash se çfarë mund të ketë ndodhur, ne mund të bëjmë shumë konferenca rutinë por nuk ka ndodhur asnjëherë diçka e tillë”, spekulon Aleksey Podkorytov.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…