POLITIKE

Kurti, pas mbërritjes së afganëve: Kur bëhet fjalë për SHBA dhe NATO nuk bëhet pyetja pse, ne themi vetëm si

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë në Aeroportin e Prishtinës pas mbërritjes së 111 afganëve në Kosovë, të cilët pritet të strehohen në afërsi të kampit ‘Bondsteel’.

Kurti ka thënë se iu ka uruar mirësardhje afganëve në Kosovë, teksa ka shtuar se qeveria e tij do ta aprovojë çdo arkesë të SHBA’së dhe NATO’s, duke iu referuar si aleatë.

“Refugjatëve afganë të cilët sigurisht janë të dëshpruar që janë detyruar shtëpitë e tyre, ju dëshiruam mirëseardhje, ju thamë që janë mysafirë tanë dhe këtu janë të sigurt. Këta refugjatë, sikurse të gjithë popujt tjerë në botë, gëzojnë të drejtën për liri”, ka thënë Kurti.

“Kur bëhet fjalë për partnerët tanë sikurse NATO dhe SHBA, nuk bëhet pyetja pse, ne themi vetëm si. Të gjitha çështjet që diskutojmë janë të natyrës teknike, se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim. I falënderojmë edhe SHBA edhe NATO-n për komunikimin e ngushtë deri në këtë ditë që t’i presim këta refugjatë”, ka shtuar tutje kryeministri.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se në vend kanë ardhë 111 afganë nga Afganistani, vend ky ku tashmë ka rënë në dorën e talibanëve.

I njëjti ka bërë me dije se refugjatët afganë do të strehohen në ish-Kampin e Bechtel Enkas, në afërsi të ‘Bondsteel’-it.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago