Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, është e pakorruptueshme.
Ai tha se ka vlerësim shumë të lartë për kryediplomaten, për të cilën tha se është patriote, e pakorruptuar dhe pakorruptueshme.
Kryeministri foli edhe për emërimin e ambasadorëve të rinj, duke thënë se ky proces është ndryshimi më i mirë sa i përket shërbimit të jashtëm në Kosovën e pasluftës.
“Unë kam vlerësim shumë të lartë me ministren Donika Gërvalla – Schwarz dhe mendoj që është një politikane patriote, e pakorruptuar dhe e pakorruptueshme. Sa i përket shërbimit të jashtëm, mund të them që i kemi emëruar nëntë diplomatë të karrierës dhe gjashtë politikë në një proces të shkëlqyeshëm e që është për çdo lëvdatë e me të cilin jam krenar. Pra, 15 ambasadorë të rinj që i kemi, nëntë të karrierës dhe gjashtë politikë, është ndryshimi më i mirë në Kosovën e pavarur, sa i përket shërbimit të jashtëm dhe diplomacisë”, tha ai në KTV.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…